DYLON

Muhammad Ali do të varroset me rite myslimane

Avatar photo Redaksia

Funerali i boksierit të ndjerë, Muhammad Ali, do të zhvillohet me rite tradicionale myslimane. Një zëdhënës i familjes së tij ka thënë se shërbesa përkujtimore do të mbahet më 9 qershor në Luizvill të Kentakit, ndërsa varrimi një ditë më vonë.

Legjenda e boksit, Muhammad Ali, është konvertuar në Islam në vitet 1960.

EkoHigjiena

Të pranishëm në ceremoninë e varrimit më 10 qershor do të jenë përfaqësues të Islamit, Judaizmit, Krishterimit, Budizmit, Mormonizmit dhe Katolicizmit.

Në mesin e folësve do të jenë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Mbreti Abdullah i Jordanisë dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton.

Muhammad Ali ka vdekur në moshën 74-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.