Sot me 24 shtator 2020, ambasada amerikane ka ndarë pako higjienike dhe mjete tjera mbrojtëse anti-covid e policia ato i ka shpërndarë në dy “Shtëpitë e Sigurta”, që janë strehimore për gratë që kanë përjetuar dhunë në familje.
Kolonel Elmina Mahmuti, Drejtoreshë Rajonale e Policisë së Kosovës bashkë me rreshter Sadete Sadiku, nga njësiti Policia në Komunitet nga stacioni policor i Gjilanit, këto ndihma i kanë shpërndarë në dy “Shtëpitë e Sigurta”, në Gjilan e në Novobërdë, që njëherësh janë strehimore për gratë që kanë përjetuar dhunë në familje, transmeton Portlai 2lONLINE.com.
Në të dy rastet ato janë pritë nga stafi udhëheqës i këtyre “Shtëpive të sigurta”, ku policia e Kosovës është falënderuar për përkushtimin, dhe rendësin që i kushton problemit të “dhunës në familje”.
Kolonel Elmina Mahmuti tha se Policia e Kosovës gjithmonë me përkushtim dhe në çdo situa do të jep ndihmën e vet dhe do të punojmë dhe veprojmë që të kemi sa më pak raste të “Dhunës në familje”. /2LONLINE.com/