Derbi i i IPKO Superligës në mes Dritës dhe Gjilanit tani më nuk është vetëm një derbi qyteti, e as rajoni, por derbi që kalon kufijtë evropian.
Media franceze “So Foot” me një përshkrim ka treguar se ky derbi është një nga më të çmendurit në botë, duke e shkruar:
“Harrojeni derbin Galatasaray – Fenerbaçe ose Boca Juniors – River Plate, derbi më i flaktë në planet u luajt në Kosovë”.
Dhe në të vërtet kështu ishte, pasi “Intelektualët” dhe “Skifterat” dhuruan spektakël në shkallët e stadiumit. Të pranishëm në stadiumin e qytetit në Gjilan ishin jo vetëm tifozët, por edhe fytyra të njohura publike nga sporti, kultura e politike dhe jo vetëm nga Kosova, por edhe Maqedonia e Veriut, Shqiperia dhe mediume nderkombëtare.
Në fund ndeshja u fitua nga Drita, ndërsa “Intelektualët” ishin ata që vazhduan festën edhe pas ndeshjes.