DYLON

Kosova U19 e nis me fitore turneun në Itali

Kosova U19 e nis me fitore turneun në Itali
Avatar photo Elife Sherifi

Në hapje të turneut “ROMA CAPUT MUNDI”, Kombëtarja U19 e Kosovës, ka shënuar fitore kundër Frosinones.

Në të vërtet Kosova ishte në epërsi prej 1:0 deri në përfundim të ndeshjes me golin që e shënoi Dhurim Zhuri, por vendësit barazuan në minutat shtesë.

Kjo bëri që të ekzekutohen penalltitë dhe futbollistët e Kosovës ishin më të përqendruar dhe të saktë dhe shënuan fitore 3:2.

EkoHigjiena

Nga pika e bardhë të saktë ishin Gentrit Talla, Leorant Marmullaku dhe Dhurim Zhuri, ndërsa dështuan Leuart Avdyli dhe Redon Ismajli. Para ndeshjes Kombëtaren U19 e vizitoi ambasadorja e Kosovës në Itali znj. Lindita Haxhitasim, e cila edhe e nisi topin nga qendra. Nesër Kombëtarja e Kosovës takohet me Greqinë.

Kosova- Frosinone 1:1 (3:2 me pen)

Për Kosovën luajtën: Sinani, L. Avdyli, Azemi, Salihu, Emerllahu, Ibrahimi, M. Avdyli, Ajdini e Tahiri, luajtën: Gërxhaliu, Behrami, Miftari, Dushi, Abazi, Shala, Talla, Zhuri e Ismajli.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.