Kërkonin lëmoshë në rrugët e Gjilanit, madje duke i bezdisur qytetarët. Ka reaguar policia e cila pasi i ka dërguar në stacionin policor, katër shtetase të Shqipërisë janë intervistuar dhe më pas, me vendim të gjykatësit, me procedurë të shpejtuar, janë dëbuar nga vendi.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se patrulla policore gjatë patrullimit, në rrugën “Bulevardi i Pavarësisë”, në Gjilan, ka hasë në katër të dyshuara, shtetase të Republikës së Shqipërisë, të cilat ishin duke kërkuar lëmoshë në vend publik, veprime që i bezdisnin qytetarët dhe kalimtarët e rastit.
“Ato janë shoqëruar në stacionin policor ku janë intervistuar nga ana e policisë së Kosovës. Është njoftuar gjykatësi i çështjes i cili ka kërkuar që rasti të procedohet në procedurë të shpejtë dhe është lëshuar vendim për dëbim nga vendi, gjersa ndaj njërës me aktgjykim është shqiptuar përveç dëbimit edhe masa e ndalimit të hyrjes në territor të Republikës së Kosovës në kohë zgjatje prej një viti.