Mbi kuptimin e Jetës!

Mbi kuptimin e Jetës!

Mos e lëndo vetën , por jeto…, sepse ti je vet bukuria e të jetuarit!

Duke e parë se pas luftës dhënia fund e jetës është një dukuri në rritje e cila po vazhdon edhe në ditët e sotme që është për të shqetësuar si shoqëri, Andaj ,do të mundohem që përmes këtij shkrimi nga këndvështrimi psikologjik të jap një mesazh sadopak në parandalimin dhe rëndësinë mbi kuptimin e të jetuarit.

Shkruan: Nevzat Shemsedini – psikolog

Po e filloj me një thënië të një filozofi të historisë moderne -Alan Watts , por me një shtesë të vogël “Ne nuk “hyjmë” në këtë botë; ne vijmë prej saj, sikur gjethet që vinë nga pema, sikurse oqeani që krijon valët ,ashtu dhe universi krijon njerëzit”

Çdo individ është një shprehje e të gjithë sferës së natyrës, një veprim unik i gjithë universit që ka vlerë dhe këtë vlerë duhet shfrytëzuar për t’i dhënë kuptim të jetuarit.

Në këtë univers çdo hap i fazave tona të zhvillimit ka kuptimin e të jetuarit …edhe pse në disa raste duket e pakuptimtë, por në aspektin psikologjik edhe pakuptimësia ka bukurinë saj, sepse në brendësinë e saj sheh atë qe zgjon mendjen dhe ndjenjën për t’u munduar të gjesh kuptimin…dhe ky moskuptim jo që na duket i pa rrugë, por na hap porta të reja të kuptimit të energjisë së mendjes, të energjisë se forcës që është brenda nesh -për të kërkuar kuptimin e të pakuptimit në këtë univers.

Andaj, vet universi është kuptimi , është jeta , e jeta merr kuptimin pikërisht me valët e universit të cilat janë labirinte; ku ne futemi për të kërkuar , për të gjetur qëllimin e kuptimit të asaj që nuk e kemi kuptuar, dhe pas një orvatje që na duket e pa arritur për ta gjetur kuptimin e qëllimit; ndoshta të lodhur , të shqetësuar , të mërzitur dhe mundohemi të kthehemi mbrapa për të mos vazhduar në qëllimin e kuptimit, pikërisht në këtë çast kur ndjejmë këto ndjenja shqetësuese, hapet universi i fuqisë që gjendet brenda nesh dhe jep dritën jeshile për të gjetur rrugën që i jep kuptim edhe më të fuqishëm qëllimit të jetës.

Jeta jonë edhe pse na duket e vështirë, me brenga, sakrifica, dinamikë … ajo është vet lehtësira e kuptimit ,sepse vetë universi i cili na duket i pakuptimit na jep mundësinë e kuptimit , mundësinë e të jetuarit për të kërkuar dhe për ta bërë të pakuptimtën të kuptuar qe ia rrit vlerën e horizontit jetësor të çdo individi.

Kuptimi i të jetuarit, nuk ka kuptim pa vështirësi; sikurse dashuria nuk do të kishte kuptim pa zënka, apo sikurse shëndeti nuk do të kishte kuptim pa përjetuar ndonjëherë sëmundjen apo dhimbjen , apo sikurse pasuria nuk do të kishte kuptim pa e përjetuar varfërinë etj etj . Prandaj, këto thënie pak a shumë na japin mjaft informacion që jeta jonë edhe pse më ramje dhe ngritje ka kuptimësinë për të jetuar dhe shijuar në çdo minutë, orë, ditë, muaj dhe vit të jetës sonë.

Andaj ,për t’i dhënë kuptimin e fuqishëm jetës në këtë univers, në vend të TANATOSIT (energjisë shkatërruese), futeni në përdorim EROSIN (energjinë për të jetuar) sepse çdo pjesë e jetës qoftë me vështirësia apo me lehtësira ajo ka kuptimin e vet , ka veçantinë e saj të të kuptuarit dhe të jetuarit.

Në fund ..Sekreti i kuptimit të jetës është – “t’i jepesh tërësisht asaj me të bukurën KËTU dhe TANI ..edhe kur ju jeni në vështirësi. Dhe në vend që ta quani atë vështirësi , kuptojeni që çdo vështirësi është forcë shtytëse dhe motivuese drejt lehtësirave për jetë.”.

Prandaj, mos…, por jeto …,sepse ti je vet bukuria e të jetuarit!

KOMENTE