Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Visar Ymeri bashkë me kandidatët nga Gjilani për deputetë kanë vizituar fshatin Përlepnicë, duke marrë mbështetje të fuqishme për Zgjedhjet e 11 qershorit.
Kryetari Ymeri foli para të pranishmëve për dështimet e pushteteve të kaluara për të krijuar mirëqenje sociale e ekonomike për qytetarin e këtij vendi, dhe shpalosi programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryetari Ymeri duke ju drjetuar perlepnicasve tha: “Këta që kanë qenë në pushtet i kemi pa se çfarë kanë bërë. Paaftësia për të qeverisë i ka detyru afër 200 mijë qytetarë të largohen nga vendi. Kanë rrënuar idustrinë me privatizimin e egër, kanë dështu me kriju mirëqenje sociale, kanë dështu me kriju një vend të barazisë për gjithë qytetarët e vendit. Prandaj, më 11 qershor qytetari i Kosovës duhet t’a dënoj me votë këtë klasë politike të korruptuar e të zhytur në krim, dhe të votoj për ndryshim e që vjen vetëm duke votuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!.” – tha Ymeri.
Ai më tej foli për prioritet nga mandati i parë qeverisës i Lëvizjes VETËVENDOSJE! duke vënë theksin tek ndalja e korrupsionit, luftimi i krimit të organizuar, mbështetja e prodhuesit vendor përmes krijimit të fondit sovran dhe të bankës zhvillimore, shtesat për fëmijët e moshës deri në 15 vjeç, banimin e përballueshëm dhe pjesë tjera nga programi.
Veprimtari i palodhur i çështjes kombëtare, tani kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për deputet Hydajet Hyseni – Kaloshi foli për të kaluarën dhe të ardhmen e vendit, duke e paraqitur vendlindjen e tij si pjesë e pandashme e proceseve të mëdha të kombit shqiptar.
“Përlepnica ashtu siç ka ditur çdo herë të jetë pjesëmarrëse e të gjitha proceseve historike të shqiptarëve, do të dijë të ndëshkoj këta pushtetarë që kanë kap shtetin dhe nuk po e lënë të frymoj lirshëm”
Kryetarja e Qendrës në Gjilan, njëherit edhe kandidate për deputete Besa Baftiu kërkoi nga banorët e Përlepnicës që të dalin në Zgjedhje dhe të ndëshkojnë pushtetin e zhytur në krim.
“Qytetarë të nderum, ju ftoj që me 11 qershor të dalim të gjithë së bashku të votojmë për ndryshimin e madh të cilin do ta sjellë Lëvizja VETËVENDOSJE!. Lëvizja ka guximin, ka forcën e argumentit, programin politik dhe mbi të gjitha ka njerëzit brenda saj të cilët mund ta ndalin të keqen dhe ta nisin zhvillimin ekonomik në Kosovë”.
Gjithëashtu në ketë takim të prnaishëm ishin edhe kandiatë tjerë për deputet nga LVV, Nevyad isufi dhe Arijeta Rexhepi.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017