Nënkryetari Dardan Sejdiu bashkë me kandidatët për deputetë nga radhët Lëvizjes Vetëvendosje kanë takuar banorët e fshatit Velekincë, nga ku kanë marrë mbështetjen e plotë se me 11 qershor do të jenë e ndryshimit të madh dhe se do të votojnë me zemër.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nënkryetari i komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu ka folur me ton të ashpër për pushtetet e kaluara duke kërkuar që vota duhet të drejtohet për kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje! pasi që është e vetmja që mund ta ndalë korrupcionin, krimin e organizuar dhe ta mundësoj zhvillimin e ndërtimin e Republikës.
“Për 18 vite qeverisjet e kaluara nuk janë marrë me krimin e korrupsionin por janë marrë me aktivistët tanë, përkundër kërkesës së qytetarëve dhe ndërkombëtarëve.
Dita e votimeve fatkeqësisht është e vetmja ditë ku ju e keni politikën në dorë, ku i keni politikanët në dorë, ku politikanët frikësohen nga ju dhe këtu nuk po flas për Lëvizjen Vetëvendosje!, pasi Lëvizja është e vetmja që flet e vepron ashtu siç don populli. Me 11 qershor, vijën tek vija e kuqe”
Ai foli edhe për punën e suksesshme në komunën e Prishtinës, model të cilin Lëvizja Vetëvendosje! dëshiron ta zbatoj edhe në nivel qendror.
“Shikojeni punën në komunën e Prishtinës. 12 zotime i patëm premtuar, të gjitha janë zbatuar. Kemi transformuar trafikun urban, kemi përmbushur premtimin për furnizim me ujë 24 orësh, kemi katërfishuar numrin e çerdheve, nuk ka më fëmijë të uritur në shkolla, qendrat e mjekësisë familjare janë të nivelit evropian, kemi transformuar administratën dhe një varg ndryshimesh tjera në dobi të qytetarit.”
Kryetarja e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan Besa Baftiu, tha se asnjëherë më parë fitoja e Lëvizjes Vetëvendosje! nuk ka qenë më afër.
“Fitoren e Lëvizjes po e shohim me përkrahjen e madhe që po na japin qytetarët e Gjilanit dhe krejt Kosovës. Në shtëpi, në çdo lagje që kemi vizitua po vërehet entuziazmi, po vërehet shpresa, po ndihet fitorja e madhe që do të sjellë një ndryshim të madh në qeverisjen e vendit me në krye kryeministrin Albin Kurti”
Ismajl Kurteshi shef i shtabit zgjedhor, kandidat për deputet, si gjithmonë u paraqit thumbues në fjalimin e tij për pushtetet e kaluara apo siç i quan ai tani “koalicionet e territ dhe shkelësit e Kushtetutës” .
“Rastësisht takova dy shefat e shtabeve zgjedhore të këtyre koalicioneve të territ e të shkelësve të Kushtetutës. Në interesimin e tyre nëse po kemi probleme në takimet tona me qytetarë, u thashë se të vetmin problem po e kemi se nuk po kemi karriqa aq sa të ulen të gjithë qytetarët e interesuar për të dëgjuar programin qeverisës”.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017