Malisheva si anjëherë më parë ka vendosur që të përkrahë programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe e duan për kryeministër Albin Kurtin.
Ky konstatim erdhi nga takimi që kandidatët për deputetë mbajtën në Malishevë me banorët e fshatit, në të cilin takim shpalosën para qyetatarëve prgramin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe morën përkrahjen e malishevaseve se vota e tyre do të jetë për ndryshim, e ky ndryshim sipas tyre arrihet vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje.
Besa Baftiu, kryetarja e qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, nj kandidate për deputete u shpreh se qeveria nën udhëheqjen e Albin Kurtit është e vetmja që mund t’i dërgoj proceset përpara.”Me Lëvizjen Vetëvendosje të gjithë qytetarët do të trajtohen njësoj. Lëvizja është e vetmja alternativë që mundet me sjellë liberalizimin e vizave dhe lehtë do të jemi pjesë e BE-së sepse jemi të pastër e të pakorruptuar.”
Nevzad Isufi, këshilltar komunal e tani kandidat për deputet në fjalimin e tij para të pranishmëve u fokusua te mungesa e respektimit të ligjit dhe paaftësia e institucioneve për t’i trajtuar me sukses proceset gjuqësore. “Gjatë qeverisjeve të deri tanishme nuk ka qenë që nuk ka pasur ligje, por këto ligje nuk janë respektuar dhe janë shkelur nga ëherësh qeveritarët. Dhe në këto raste gjyqësori nuk ka qenë në nivel të detyrës, normalisht për shkak të futjes së duarve nga politikanët në gjyqësor, emërimet në baza partiake apo familjare”.
Banorët e Malishevës me mjaft kërshëri përcollën këtë bashkëbisedim interaktiv duke lënë hapësirë dhe nevojë të domosdoshme për takime të ardhshme edhe më të shpeshta si kundër duke ju premtuar se këtë herë vota e tyre do të jetë vetëm për Vetëvendosjen.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017