Në vrullin e tubimeve elektorale Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, organizoi një bashkëbisedim të veçantë me përfaqësuesit e të gjitha kategorive sportive, ku kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! elaboruan pikëpamjet e tyre të mbështetura në Alternativën qeverisëse si dhe vizionet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për aspektet fundamentale të sportit dhe sportistëve në përgjithësi.
Në tubim mbretëroi një pajtueshmëri e ndërsjellë se ngjashmëritë në mes LVV dhe Sportistëve janë unikale dhe identike, sepse sikur sportistët që janë idhujt dhe shembulli që ndjekin të rinjtë, po ashtu edhe LVV mëton të jetë shembulli që do ndjekin qytetarët e Kosovës drejt prosperitetit shtetëror, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale. U potencua se LVV dhe Sportistët kanë një virtyt të përbashkët – JANË TË PATHYESHËM. Konsistenca në mbrojtjen e vlerave më sublime të shtetit janë të ngjashme me luftën e sportistëve për arritjen e rezultateve kulminante.
Mbi të gjitha të pranishmit ishin dakord që LVV dhe Sportistët janë të PASTËR dhe këto atribute LVV do duhej t’i materializonte me fitore determinante. Kandidatët për deputet Besa Baftiu dhe Ismajl Kurteshi në interesimin e sportistëve se si do bëhet çkapja e sportit nga kuadrot e kapura antisportive dhe klienteliste, skjaruan se kjo do ndodh në kuadër të çkapjes së përgjithshme të shtetit nën qeverisjen e LVV dhe kryeministrit Albin Kurti.
Ndërsa kandidatët tjerë Driton Tali dhe Nevzad Isufi siguruan kureshtjen e sportistëve se institucionet sportive gjatë mandatit të LVV do të udhëhiqen nga sportistët dhe jo politikanët e padijshëm, sikundër që sportistët meritor dhe kulminant do të kenë përkujdesje institucionale dhe vend meritor në shoqëri. Sportistët me mjaft kërshëri përcollën këtë bashkëbisedim interaktiv duke lënë hapësirë dhe nevojë të domosdoshme për takime të ardhshme edhe më të shpeshta.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017