Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Teatrin e qytetit, ku është pritur nga drejtori Erson Zymberi dhe aktorët e ansamblit.
Haziri ka thënë se performanca e menaxhmetit dhe prodhimi i shfaqjeve i ka bërë krenarë gjilanasit.
“Një vizitë falënderimi për angazhimin e përbashkët e realizova sot në sektorin më të suksesshëm në Gjilan në tri vitet të fundit – Teatrin e Qytetit. Jam shumë i lumtur që e kemi zgjidhur problemin e kodit buxhetor për ansamblin e aktorëve të Teatrit të Qytetit dhe shembullin tonë e kanë ndjekur edhe komunat tjera. Teatri është pasqyra më e mirë e një qyteti dhe kalendari i shfaqjeve e performanca e menaxhmentit, na ka bërë krenarë të gjithëve. Ju falëmnderit shumë. Edhe në mandatin e ri, ky institucion do ta ketë përkrahjen e plotë”, ka thënë kryetari Haziri.
Falënderim për mbështetjen e madhe ndaj Teatrit të Gjilanit ka shprehur edhe drejtori, Erson Zymberi dhe kryetari i Sindikatës së teatrit të qytetit.
“Po të mos ishte autoriteti i kryetarit, Lutfi Haziri, nuk do të zgjidhej problemi i kodit buxhetor. Asnjë kryetar nuk ka bërë për teatrin sa z. Haziri, prandaj e falënderojmë shumë”, ka thënë kryetari i Sindikatës së teatrit të qytetit, Naser Zymberi.
#LDK160 #LDKGjilan
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/