Pas vizitës që i ka bërë sot Preshevës, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar Komunën e Bujanocit, ku është pritur në takime të ndara nga kryetari i Komunës, Shaip Kamberi dhe deputeti Fatmir Hasani, kryetari i Këshillit Nacional, Jonuz Musliu, sikurse edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Nagip Arifi.
Gjatë takimit me kryetarin Kamberi, kryetari Haziri, pasi e ka falënderuar për pritjen e ngrohtë, e ka garantuar atë për vazhdimin bashkëpunimit në të dy komunave, sikurse edhe për pjesëmarrje në fondet e europiane.
“Besoj shumë që Komuna e Bujanocit do të jetë pjesë dhe anëtare e barabartë e disa organizatave europiane që ndihmojnë në zhvillimin e demokracisë lokale dhe gjetjen e mundësive financiare për investimet komunale”, ka deklaruar kryetari Haziri.
Gjatë takimit, u diskutua edhe për problemin e shlyrjes se evidencave të gjendjes civile nga pushteti serb.
Ndërkohë, në takimin me kryetar i Këshillit Nacional, Jonuz Musliu, është biseduar për problemin me tekstet në gjuhën shqipe dhe me mos njohjen e diplomave, përderisa në takimin me kryetarin e PD-së, Shaip Kamberi u fol lidhur me mos paisjen me dokumente dhe problemet politike te shqiptarve ne lugine
Nga ana e tyre, përfaqësuesit politikë të Bujanocit kanë falënderuar kryetarin Haziri, për si thanë kujdesin e vazhdueshëm që e ka pasur për shqiptarët atje, lidhur me sensibilizimin e opinionit për problemet që janë ballafaquar në vazhdimësi.
Në fund, kryetari Haziri, i cili pas 20 vitesh vizitoi Kosovën
Lindore, ka qëndruar në Nasalcë, vendi ku është vrarë gjyshi i tij, Et’hem Haziri, gjatë Luftës së Dytë Botërore. I pari i Gjilanit është pritur nga banorët në shkollën e fshatit.
Ndryshe, kryetari Lutfi Haziri është shoqëruar në këto takime nga udhëheqësi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd Valdet Sadiku dhe Kushtrim Kadriu dhe Xhelal Shaqiri.