Telegram ngushëllimi
Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, i ka derguar telegram ngushëllimi familjes Jakupi, me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit shembull e artistit të madh, Isa Jakupi.
“E nderuara familje Jakupi,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit shembull e artistit të qytetit tonë, Isa Jakupi. Gjurmët që ai ka lënë në muzikën e kulturën e Gjilanit, do mbeten të pashlyeshme, e do të jenë udhërrëfyes për gjenerata të reja. Ai ishte unik, dhe të tillë do ta kujtojmë përjetë. Profesori do të mbetet padyshim pjesë e krenarisë së qytetit tonë!
Në këto momente të vështira për familjen dhe gjithë komunitetin, ju lus të gjeni forcë ta përballoni këtë dhimbje!
Pushoftë në paqe shpirti i tij!
Lamtumirë profesor Isa Jakupi!”