Mendoj se ka ardhur koha që Lugina e Preshevës të mos përdoret për konsum politik.
Çka është e tepërt e tepërt. Mjaft është folur për Luginën.
Njeriu që më së shumti e ka përdorur kauzën e Kosovës Lindore dhe që konkretisht ka bërë pak për të, është kryetari i Gjilanit z.Lutfi Haziri.
Ai, sa herë kur vijnë zgjedhjet i kthen antenat kah çështja e pasgjidhur e Kosovës Lindore. Dhe si ta merr veten pak (politikisht) e le atë punë krejt.
I them publikisht, z. Haziri, duhet të jesh më serioz kur bëhet fjala për çështje kaq serioze. Nuk keni më asnjë të drejt të flisni për atë pjesë shqiptare me fat tragjik.
Që nga viti 2013 ta kemi dhënë votën duke menduar se do të bëni diçka konkrete, madje edhe unë personalisht jam shndërruar në tellall duke kërkuar vota për ju e bashkë me ju, rrugë për rrugë e lagje për lagje, e fshat më fshat. Por, puna jote kurrgjë hiq, pos fjalëve boshe dhe asgjë tjetër. Ministrat e tu kurrë s’u morën me Kosovën Lindore, Skender Hyseni as nuk na takojë për të diskutuar problemet e luginasve me shtetësi, i dërguam edhe letër dhe përsëri na injoroi, Isa Mustafa (atëherë kryeministër) me muaj i iku takimit me liderët e Luginës. Kështu që, leje këtë punë krejt.
Çfarë bëtë për Luginasit në Gjilan? Asgjë, pos që bashkëpunuat me disa tuajt që thirren në votën e Luginës .
Kështu që, leje rehat Luginën, merru me punët tuaja në Gjilan e bëhu gati për pensionimin tuaj politik.
Kushtrim Kadriu
Kryetar i Lëvizjes “Vatra”