Lutfi Haziri, kryetar i Degës së LDK’së në Gjilan dhe kandidatët për deputet nga radhët e kësaj partie, kanë parë pritje të jashtëzakonshme në lagjet “Dheu i Bardhë”, “Baja” e “2 korriku”.
Kreu i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, theksoi se masoiviteti në “Dheun e Bardhë” tregoi se ushtarët e Ibrahim Rugovës po shtohen përditë.
“Masoviteti juaj tregon për fuqinë e koalicionit të LDK’së. Këta ushtarë të mirë po shtohen përditë dhe ne po bëhemi edhe më shumë sepse ushtari i Ibrahim Rugovës është mjeku, mësuesi, kryefamiljari, nënat e baballarët”, tha kreu i LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit, duke dhënë vlerësim edhe për koalicionin rival.
“Dallimi mes koalicionit të LDK’së dhe koalicionit rival është si nata me ditën. Dua ta them edhe këtë në këtë tubim madhështor se LDK nuk është parti e kusherinjve dhe dajve, por e popullit. Për dallim prej tjerëve, në LDK vije në shprehje konkurrenca dhe vlera”, tha kryetari Haziri, për të vazhduar se “jemi bashkuar me partnerët sepse krejt ata janë filozofi e Ibrahim Rugovës dhe votues të LDK’së. Ne kemi bashkuar dijen tonë”.
Kandidatja Lirije Kajtazi, gjatë adresimit para simpatizantëve të LDK-së, ka theksuar se për ta mposhtur të keqen, duhet të kemi këso mbështetje sikur në “Dheun e Bardhë”.
Dr.Imet Rrahmani, kandidati tjetër i LDK-së nga Gjilani, tha se sa më shumë tubime që po bëhen, aq masive po janë ato dhe kjo flet se fitorja do të jetë e madhe më 11 qershor.
Kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi ka falënderuar këto lagje për mbështetjen, duke shtuar se nuk ka kandidatë më të mirë për t’i votuar se lista e Lidhjes Demokratike e Kosovës.
Ndërsa, kandidati tjetër për deputet, Isa Agushi, ka premtuar dhe siguruar qytetarët se do t’i përfaqësoj denjësisht në Kuvendin e Republikës, duke qenë zë i fuqishëm i tyre.
Avdil Halimi dhe Nehat Emërllahu, kandidatë të koalicionit, theksuan se LDK duhet të fitoj 50 për qind të votave, për një shtet ligjor dhe të barabartë për të gjithë.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017