Kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit, nuk po i pëlqen marrëveshja e arritur për mbajtjen e zgjedhjeve në mes të kryeministrit Hashim Thaçi dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa.
Ai thotë se kjo është një “pjellë” e marrëveshjes së 2011-tës, për të cilën gjithashtu mendon se nuk ishte e mirë.
Haziri ka thënë se qeveria është dashur të rrëzohet nëpërmjet një mocioni, por që ai do të duhej të bëhej nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
“Formulimi që është bërë dhe momenti që është zgjedhë, praktikisht është i së njëjtës natyrë”, ka thënë Haziri për Klan Kosovën.