Lidhja Demokratike e Kosovës, në Gjilan, në lagjen Dardania, mbajti sot tubim madhështor, ku të pranishëm ishin kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kandidati për kryetar të komunës, njëherësh kryetar aktual, Lutfi Haziri, bashkë me anëtarë, struktura, simpatizantë si dhe qytetarë të kësaj komune.
Me këtë rast, në fjalën e tij, Abdixhiku, para të pranishmëve tha se është kënaqësi të jesh në shtëpi dhe përkrah Lutfi Hazirit, ngase merr inspirim, vullnet, kurajë e motiv në rrugën drejt fitores së 14 nëntorit në Gjilan e gjithandej nëpër Kosovë.
“Për mua është gjithherë kënaqësi e veçantë të jem në Anamoravë; në anën e familjes sime biologjike e në anën e familjes sonë të përbashkët politike, në Anamoravën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kurse, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se me tubim madhështor, Dardania e bëri kryengritjen e madhe politike.
“Dardania e rezistencës sonte e bëri kryengritjen e madhe politike, në prag të 14 nëntorit. Sepse ne jemi gardianë të Komunës së Glilanit dhe me zemër do të vazhdojmë t’u shërbejmë të gjithëve me krejt potencialin tonë.
Dalja në mënyrë masive të dielën, neve na bën më të përgjegjshëm, shërbyes ndaj jush dhe të obliguar për të punuar më shumë.
Faleminderit kryetarit të LDK-së, mikut tim, Lumir Abdixhiku, i cili na bëri nder me prezencën dhe mbështetjen bashkë me Kryesinë qendrore!
Faleminderit të gjithë qytetarëve të Dardanisë për këtë mbështetje në formë plebishitare. Do tëmbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
#Lutapertegjithe
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/