• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Policia

Arrestohet pasi tentoi të lidhë kontratë në noteri, për shitblerje të pronës rreth 800 mijë euro, përmes dokumentit të falsifikuar

Redaksia 2LONLINE 10 Nëntor, 2021 3 min
 Arrestohet pasi tentoi të lidhë kontratë në noteri, për shitblerje të pronës rreth 800 mijë euro, përmes dokumentit të falsifikuar

Hetues të Policisë së Kosovës nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, sot me datë 10.11.2021 pas shumë veprimeve hetimore-operative dhe në bashkëpunim me autoritetet kompetente kanë arrit të sigurojnë informata në lidhje me aktivitetin kriminal, ku dyshohet se personi i dyshuar me iniciale (Sh.B.) ka falsifikuar dokumentin (Aktin Noterial “Autorizimin” për shitblerje të pronës në vlerë rreth 800,000.00 € (tetëqind mijë euro), kinse i njëjti dokument është Noterizuar nga një Noteri në Prizren dhe me Autorizim të falsifikuar ka tentuar të lidh kontratë te një Noteri tjetër në Prishtinë, për shitblerjen e pronës në vlerë rreth 800,000.00 euro me blerësin (viktimën) me iniciale (A.H).

Pas verifikim dhe kontaktit me kompetentët është konstatuar që bëhet fjalë për një Autorizim të falsifikuar, me ç ‘rast janë vënë në dijeni autoritetet për veprimet e dyshuara si të kundërligjshme.

Hetuesit policor për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në rajonin e Prishtinës, pas ndërmarrjes së veprime të nevojshme profesionale hetimore kanë siguruar dëshmi relevante nga kompetentët, duke konfirmuar se prona e cila ka qenë objekt i shit-blerjes (është në pronësi të dikujt tjetër dhe jo të personit që ceket në Autorizimin e falsifikuar) dhe me këtë dëshmohet dyshimi i kryerjes së veprës penale. Hetuesit kanë siguruar prezencën e personit të dyshuar i cili është intervistuar dhe mbi bazën e këtyre dëshmive është krijuar dyshimi se:

Më këto veprime i dyshuari me iniciale (Sh. B.) dyshohet se ka kryer veprat penale: 

“Mashtrim” nga neni 323 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Në konsultim me Prokurorin Kujdestar nga Prokuroria Themelore në  Prishtinë sot me datë 10.11.2021 i dyshuari i lartcekur me iniciale është shoqëruar në Polici dhe me Vendim mbi ndalimin, është dërguar në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme hetimore. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale dokumentit të falsifikuar kontratë Krimet Ekonomike Policia shitblerje
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e

2 Korrik, 2022
Sport

Ja me cilët lojtarë SC Gjilani përmbylli bashkëpunimin

2 Korrik, 2022
Politikë

LDK: Pushteti i VV-së po i realizon premtimet për militantët e tyre

2 Korrik, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti bisedoi për procesin e vetingut me udhëheqësit e subjekteve politike

2 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

2 Korrik, 2022

Eco-Higjiena shënon dhjetëvjetorin e punës: Punuam si ekip arritëm suksese

2 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot

2 Korrik, 2022

Novobërdë: Del nga shtëpia dhe nuk kthehet më

2 Korrik, 2022

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara

1 Korrik, 2022

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj të karrierës

1 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com