Një nga politikanët dhe udhëheqësit popullorë, komunitarë dhe të sistemeve politike, nëpër shumë etapa të zhvillimit të shoqërisë kosovare, të gjithë ata të cilët ia shohin biografinë, mund ta identifikojnë si idealist aktiv dhe konkret, si një burrë i ndershëm i politikbërjes, gjithmonë i gatshëm për sakrifica të jashtëzakonshme për të arritur deri te stabilizimi i një kulture të re politike në vend, duke bërë konsulidimin e kushteve të reja juridiko-institucionale të kohës moderne, ekonomike e sociale të barabarta, i cili me qeverisjen e tij, çdo ditë e më shumë po garanton mirëqenie të hapur brenda kornizave të drejtësisë, angazhimit dhe punës.
Shkruan: Fitim Redenica
Lutfi Haziri, ishte, është dhe do të jetë strategu më i madh i rajonit tonë, duke e identifikuar Gjilanin, por edhe Anamoravën si urë lidhëse të saj, për thithjen e investimeve, në çdo qeveri të pasluftës. Ai me mendje ndritësinë e tij, me projektet madhore të tij, po arrinë të jetë faktor kyç në zhvillimin e këtij rajoni, duke e shndërruar në një vend i cili po ndërron komplet strukturë dhe po merr pamje të re.
Jemi dëshmitarë që në Kosovën e pasluftës, Komuna e Gjilanit ka qenë e anashkaluar në projekte dhe investime, duke i bartur kryesishtë në komunat prej të cilave ata të cilët qeverisur e kanë prejardhjen. Me shkathësitë e tij, Lutfi Haziri, po arrinë që atë kohë ta zavendësojë tani me projektet e tij madhore, duke u angazhuar fuqishëm në thithjen e fondeve qoftë në qeveri por edhe investimet milionëshe që po vinë nga BE, për komunën tonë, dhe si “fajtorë” për to është pikërisht ky personalitet.
Jeta politike e tij, traseja nga Ibrahim Rugova, dhe angazhimi i fuqishëm në LDK qysh nga rinia e tij, ka arritur ta profesionalizojë dhe ta bëjë të “neveritshëm” për konkurrentët e tij politik.
Pas gati tri dekadave të themelimit të LDK-së, Lutfi Haziri, nuk rreshti së vepruari dhe angazhuari për lëvizjen politike që si klauzollë të përfaqësimit popullorë patën tri shtyllat kryesore të përfaqësimit: Liri, Pavarësi dhe Demokraci, shtylla për të cilat Lutfi Haziri strukturohej fuqishëm, duke u konsuliduar me masën e gjërë popullore të lëvizjës politike të LDK-së, për organizim masiv, dhe për mbrojtjen e ëndrrës së përjetësisë së tij dhe të kauzës që ishte me peshë të madhe për çdo Shqipëtarë.
Ai ishte i përbetuar në këtë rrugë, së bashku me presidentin Rugova, duke qenë vazhdimisht në krahë të tij, dhe duke u angazhuar së bashku në përqimin e zërit në mbarë botën demokratike.
Që nga viti 1990, Lutfi Haziri ishte anëtar i strukturave të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës dhe udhëheqës i një varg funksionesh në kuadër të strukturave ekzistuese në Kosovë. Në mars të vitit 1990, Lutfi Haziri u zgjodh kryetar i Degës së Forumit të Rinisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe në këtë funksion ishte deri në vitin 1997.
Në vitin 1997, Haziri u zgjodh zëvendëskryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë. Haziri i kreu që të dyja këto funksione deri në vitin 2000.
Në nëntor të vitit 1998, Haziri u arrestua dhe u burgos nën akuzat e udhëheqjes së strukturave të UÇK-së në Zonën e Karadakut të Gjilanit. Burgu të cilën Lutfi Haziri e përjetoi, nga masat e dhunshme serbo sllave, natyrisht që nuk ishte i lehtë për të, e aq më për lëvizjen e tij politike, ku ushtronte funksion dhe angazhim serioz. Veprimtaria e tij politike e patriotike nuk u ndal së vepruari as prej daljes nga burgu.
Me LDK-në si funksionar i lartë i kësaj partie, emri i tij i fitoi zgjedhjet lokale po aq herë sa kandidoi, pa asnjë humbje. Emri i tij, bëri jehonë edhe në fazën më të rëndësishme të konsulidimit të shtetit dhe arritjen e periudhës më të rëndësishme të tij, duke dhënë kontribut të çmuar edhe Ministër për Administrim të Pushtetit Lokal, më pas si zëvendës kryeministër, për tu rikthyer përsëri kryetar komune e shumë funksione të tjera të kohës.
Aktualisht është zëvendëskryetar i LDK-së dhe kryetar i Degës në Gjilan. Lutfi Haziri, arriti të riorganizojë lëvizjën e tij politike, duke e forcuar dhe duke qenë vendimtar në mposhtjet e garave politike. Ai po punon me përkushtim dhe në frymën e barazisë me të gjitha subjektet politike, pa dallim, duke e vendosur interesin e qytetarëve mbi gjithçka tjetër.
Aktualisht po mbahen zgjedhjet e brendshme të LDK-së, dhe si asnjëherë më parë partisë më të madhe në vend i duhet një figurë emblematike e cila ka një emër të përvetshëm në LDK, e jo emër i cili mbështetet dhe fiton në krahë të LDK-së. LDK-së në këtë fazë i duhet pjekuri politike, mençuri dhe fitore plebishtare e cila synon ta rikthej kohën rugoviane dhe t’i mposhtë fuqishëm kundërshtarët politikë. LDK-së i duhet një personalitet i cili e njehë botën politike edhe përtej asaj vendore, i duhet një personalitet i cili i ka dyert e hapura kudo në botë, ashtu siç ishte edhe presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova. I duhet një veprimtar i cili garanton fazë të sigurt për fitore. Në këtë stil i duhet një udhëheqës i cili fitoi një simpati të gjërë në parketin e diplomacisë perëndimore, i cili po mirëpritet fuqishëm edhe nga ankterët ndërkombëtarë, dhe një figurë i cili u dekorua me shumë mirënjohje për kontributin e tij për paqë dhe marrjen e shumë çmimeve në botë të cilat i garantojnë fitore dhe përgjegjësi politike.
Në betejën më të rëndësishme të epokës pas shtetësisë sonë, në fazën e bisedimeve Kosovë – Serbi, vendit tonë dhe LDK-së i duhet një politikan pasionant sikurse Lutfi Haziri, i cili di të ushtrojë diplomaci, me tema të rëndësishme, dhe nga i cili pritet më së shumti që të rrëmbejë situata për të cilat do t’i shkonin shtati vendit dhe të arrihej njohja përfundimtare dhe normalizimi i raporteve për dy vendet.
Pra, ai që duhet të udhëheq me LDK-në, nuk duhet të jetë vetëm emër e jo faktorë, por së pari duhet të njeri që ka siguri të plotë në vetëvete, duhet të ketë emër në arenën ndërkombëtare, dhe njeri i skalitur në arenën vendore me triumfe të cilët LDK-së ia kanë kthyer kohën e artë të viteve të 90-ta.
Imazhi i LDK-së është identifikues i Kosovës në çdo arenë, për shkak të politikës së presidentit dr. Ibrahim Rugova, dhe kjo parti duhet përfundimisht në modalitetet e saj të ketë veprimtarin trashëgues dhe pasues së tij z. Lutfi Haziri. Me emërimin e tij, në krye të LDK-së, e gjithë kjo përpjekje, duhet të jetë shpëtim i natyrës së saj dhe rikthim i fitoreve të gjithë qytetarëve, mbi të cilën duhet të ndërtohet ekzistenca e ardhshme e LDK-së, si partia më e frytshme dhe efikase e vendit.
Do të ishte primitivizëm dhe një humbje e madhe për LDK-në, nëse nuk do të trasohej nga njeriu plebishtar dhe udhëmarrësi më i mirë i politik i Ibrahim Rugovës, siç është Lutfi Haziri. E ardhmja e LDK-së duhet të llogaritet përtej interesave e ambicjeve personale të çdo kujt, e ardhmja e LDK-së duhet të jetë e ardhme që garanton fitore, e mbi të gjitha e ardhme që është shtyllë kryesore e garantimit të jetës së qytetarëve dhe të ardhmës së tyre.
Kryetari i LDK-së duhet të jetë dikush që e njeh strukturën dhe bërthamën e saj, dinë se si duhet krijuar një koncept ku bashkohet të gjithë struktura, dhe ai i cili di të organizojë afër vetes shumë figura politike të cilat janë lënë anash nga LDK, e të cilat figura janë faktorë kyç për ndërtimin e emrit të LDK-së.
Duke u bazuar në të gjitha këto koncepte dhe ngjarje, dhe duke konsideruar vetën si pjesë të Anamoravës, është e rëndësishme dhe shumë kredibile që më në fund, në partinë kryesore të vendit, ta kem një prijës tonë, i cili di më së miri të luaj sportin politik brenda LDK-së, dhe nga i cili LDK-ja përfundimisht do të kthehet në vatër të qeverisjes vendore, ndriqimin e rrugës së zesë aktuale të qytetarëve dhe ecjen e proceseve integruese të saj.
Duhet në mënyrë urgjente, që nëse duam një LDK më të fuqishme, më të zëshme, një LDK e cila e rikthen epokën e fitoreve plebishtare, një LDK e cila di më së miri të ballafaqohet me kundërshtarët politik, atëherë është koha dhe momenti vendimtar që kjo lëvizje e shquar politike, të jetë në duart e sigurta të Lutfi Hazirit.
Me besimin në Zot dhe familje, kjo uratë e famshme e Lutfi Hazirit, do të na ndriqojë rrugën e përcjelljes së mesazhit se është pikërisht ky personalitet tek i cili mbetet shpresë e vetme për ndërtimin dhe rindërtimin e jetës publike të vendit, për të gjithë qytetarët e Republikës, ku përfundimisht Lutfi Haziri duhet të mandatohet për udhëheqje dhe shtrim të lidershipit të LDK-së, për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar, dhe përfundimisht LDK-ja të jehojë në skenë nga triumfet e njëpasnjëshme!