Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është mbajtur sot takimi i Shtabit Zgjedhor me kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë.
Kryetari Haziri ka falënderuar strukturat e Lidhjes Demokratike dhe qytetarët e Gjilanit për punën dhe angazhimin e tyre në mbështetje të kandidatëve, duke thënë se është e rëndësishme që është ruajtur vota e LDK’së
Edhe kandidatët për deputet, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi e Isa Agushi, kanë falënderuar strukturat e partisë dhe qytetarët për përkrahjen, duke thënë se pavarësisht rezultatit, LDK është unike dhe do të punoj maksimalisht për rritjen e votës së saj.
Në fund, kryetari Haziri theksoi se nga sot nis analiza e rezultateve, pasi të merret konfirmimi i rezultateve nga ana e KQZ’së dhe KKZ’së.