Salla e teatrit të qytetit ka qenë e vogël për t’i zënë të gjithë të rinjtë e të rejat, të cilët në mënyrë masive kishin ardhur për ta përkrahur Lutën dhe Lidhjen për Gjilanin.
Kryetari i LDK’së dhe kandidat për edhe një mandat qeverisës, Lutfi Haziri, tha se ky është shpirti europian i rinisë së Gjilanit.
“Sot, më shumë se çdo ditë tjetër dhe çdo zgjedhje tjera, rinia e Gjilanit tregoi shpirtin europian dhe shpirtin e demokratit, të cilët e kanë trashëgimi dhe AND të baballarëve e të gjyshërve të tyre. Faleminderit shumë për këtë madhështi. Ju jeni ata që ia jepni pamjen më të mirë Gjilanit tonë”, tha Haziri.
Ai tha se 22 tetori do të jetë dita e fillimit dhe përfundimit të zgjedhjeve në Gjilan, për të shtuar se të tjerëve do t’i mbeten kujtim vetëm bilbordat.
“Të rinjë e të reja, që për herë të parë dilni në zgjedhje, ju jeni ata që e vulosni fitoren e LDK dhe fitoren time si kandidat i juaj. Faleminderit organizatave rinore dhe të gjithë ata që i trajtojnë problemet tuaja dhe mund t’ju them se 22 tetori do të jetë dita e fillimit dhe përfundimit të zgjedhjeve në Gjilan sepse të tjerëve do t’u mbeten kujtim vetëm bilbordat. Ju e vulosën suksesin tonë”, theksoi Haziri.
Duke folur për katër vitet e qeverisjes, Luta tha se çdo vit e kanë dyfishuar buxhetin për rininë për t’i zhvilluar projektet e tyre.
“Poashtu, e kemi përfunduar Shtëpinë e Rinisë, e kemi bërë Fondin e Ekselencës, i kemi mbështetuar studentët me bursa, sikur që i kemi mbështetur të rinjtë janë pranuar në universitetet me remome në botë dhe të cilët na bëjnë krenarë”, u shpreh Haziri.
Krytari Lutfi Haziri tha se do të vazhdojnë ta mbështesin studentin, qoftë në studime në Gjilan, Prishtinë e kudo në botë, derisa ka shtuar se të rinjtë do të kenë hapësirë të madhe në vendimmarrje në Gjilan, sikur që e kanë pasur edhe në mandatin e kaluar.
Në fund, kryetari i Gjilanit tha se Lista e LDK’së në Gjilan është e pastër si loti, listë përfaqësuese, për të shtuar se shtatë kandidatë nga kjo listë janë më të rinjë se 30 vite në moshë.
Në tubim ka folur edhe kryetarja e Forumit të Rinisë, Rina Ahmeti Kasumi, e cila tha se ky tubim madhështor është dëshmia më e mirë se Luta dhe Lidhja për Gjilanin do të fitojë me t’parën, thuhet në komunikatën e LDK-së.
sponsorizuar nga LDK