Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme qytetare nga banorët e Livoçit të Epërm, për garën e 14 nëntorit.
Asamblistja e LDK-së, Shpresa Kurteshi Emini, e cila ka folur në emër të banorëve, ka thënë se ky fshat dhe krejt Gjilani nuk ka alternativë tjetër të qeverisjes pos Lutfi Hazirit, për realizimin e programit zhvillimor për Gjilanin 2022+.
Ndërsa, kryetari Haziri tha se përkrahja e jashtëzakonshme qytetare, i bën nder dhe më të përgjegjshëm në punë.
”Faleminderit Livoçit të Epërm për mbështetjen e jashtëzakonshme qytetare. LDK është parti e madhe dhe përkrahja e fuqishme në interes të zhvillimit të Gjilanit, edhe përtej nesh, na bënë nder dhe më të përgjegjshëm në punë. Rruga katër korsi e cila do të përfundojë së shpejti, e integron përfundimisht Livoçin e Epërm me zonën urbane. Faleminderit deri në gjunjëzim për këtë përkrahje të çdo familje. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri. /2LONLINE.com/