Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri dhe kandidatja për Asamble Komunale nga radhët e LDK-së, Shpresa Kurteshi – Emini, kanë marrë mbështetje të madhe nga gratë e fshatit Lladovë, për zgjedhjet e 17 tetorit.
Takimin e ka hapur kryetari i nëndegës, Florim Ajeti, i cili tha se mbështetja e sotme për Hazirin e Kurteshi – Eminin, është dëshmia e madhe se fitorja do të bëhet historike më 17 tetor.
Kandidatja Shpresa Kurteshi Emini, e cila gjatë mandatit të kaluar ishte kryesuese e Kuvendit Komunal, tha se banorët e fshatit Lladovë sot po i gëzojnë investimet e mëdha të qeverisjes Haziri si rrugët, trotuarin, ndriçimin publik, terrenin sportiv në shkollë, sikurse edhe subvencionet për secilën familje bujqësore.
“Si komunë kemi qenë shumë bashkëpunues me Këshillin e fshatit, sigurisht qe do të vazhdojmë tutje, nga i cili kemi marrë kërkesë për ri-funksionalizimin e ujësjellësit (për të cilin është duke u punuar), rregullimin Parkut për fëmijët e fshatit, rregullimin e parkingut të varrezave të fshatit si dhe një urë brenda në fshat etj., për të cilat, në mandatin e radhës do të angazhohemi fuqishëm t’i realizojmë një për një”, tha Kurteshi Emini.
Këtë takim e ka mbështetur edhe ish-deputetja Lirije Kajtazi, kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në nivel qendror, duke thënë se është falënderuese ndaj Lladovës për besimin e plotë ndaj LDK-së në vazhdimësi.
#LDKGjilan #LDK160
(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/