Drenica ka marrë një pikë të artë në udhëtim te SC Gjilani, teksa ka barazuar 1-1 në kuadër të javës së 15-të në Superligë.
Kryetrajneri i kësaj skuadre, Tahir Lushtaku, u nda i kënaqur me pikën e arkëtuar, teksa theksoi se skuadra e tij ia arriti qëllimin.
“Gjilani nuk bëri asgjë më shumë se ne, përveçse një penaltie të falur. Gjilani nuk pati asnjë rast të rrezikshëm, apo ndonjë rast për gol. Ne kemi luajtur ashtu siç jemi marrë vesh në fillimin e ndeshjes. Kemi bërë një pjesë të dytë shumë të mirë, për dallim nga ajo e para kur kemi luajtur me shumë topa kthyes prapa fushës tonë. Ne kishim udhëtuar për një pikë dhe në fund ja arritëm qëllimit”, deklaroi Lushtaku.
Më pas tekniku nga Skenderaj ishte më i ashpër kur foli për titullin kampion, të cilin Gjilani e synon dhe është në krye të tabelës.
“Nëse Gjilani mendon ta fitojë titullin kampion me këtë lloj presioni atëherë do ta kenë shumë të vështirë. Duhet ndryshuar ky mentalitet, pasi që ekipet që do të vijnë në Gjilan do ta kenë më të lehtë të marrin pikë”, përfundoi ai.