Dy deputetë të Kuvendit të Kosovës iu bashkuan sot Lëvizjes Vetëvendosje. Lumnije Morina për të cilën qe disa ditë është diskutuar nëpër media që do të kalojë në këtë lëvizje, sot e ka publikuar këtë anëtarësim në një konferencë për media. Deputeti tjetër që iu bashkuar VV-së është Emin Gërbeshi i cili ka kohë që është larguar nga Grupi Parlamentar i AKR-së.
Këto dy prurje të reja i prezantuan kryetari i VV-së Albin Kurti dhe Shefi i Grupit Parlamentar Visar Ymeri në një konferencë për media.