Deputetët e Kuvendit të Kosovës për një vit, prej janarit të vitit të kaluar, kanë bërë shpenzime të mëdha në dreka zyrtare, telefona, udhëtime jashtë vendit si dhe mëditje.
Sipas dokumentit të shpenzimeve që e ka siguruar “Kosova Sot”, vetëm për dreka ata kanë shpenzuar më shumë se 107 mijë euro, ndërsa për telefona 84 mijë euro.
Shpenzimet vazhdojnë me mëditje. Sipas dokumentit kuvendi ka shpenzuar plot 69 mijë euro veç për mëditje për të vazhduar më pas me 6 mijë erru për akomodim brenda Kosovës. Për udhëtime zyrtare janë shpenzuar 31 mijë e 910 euro.