DYLON

Ajeti përcaktohet për Zvicrën

Avatar photo Redaksia

Siç shkruan gazeta e Bazelit “Tageswoche”, të cilës i referohet albinfo.ch, çdo gjë është sqaruar pas ndeshjes së luajtur të dielën për FC Baselin kundër FC Thunit

Futbollisti i ri dhe i talentuar i FC Baselit, Arlind Ajeti, ishte futur në listën që kryetrajneri i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku e ka përpiluar për ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare, atë me Haitin. Por, duket se në ndeshjen me rëndësi historike për Kosovën, e cila luhet të mërkurën, më 5 mars, përfaqësuesja kosovare do të mbetet pa shërbimet e Ajetit.

EkoHigjiena

Siç shkruan gazeta e Bazelit “Tageswoche”,  pas ndeshjes së luajtur të dielën për FC Baselin e kundër FC Thunit, është sqaruar çdo gjë: Mbrojtësi 20 vjeçar  FC Baselit do të vazhdojë të luajë si më parë për skuadrën U21 të Zvicrës. Me këtë qëllim, ai edhe pas përfundimit të ndeshjes kundër FC Thunit ka vazhduar të qëndrojë në qyten Thun. Këtu, të mërkurën Zvicra luan  ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Evropianit, kundër Lihtenshjanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.