Lukas Mandl, Doctor Honoris Causa i Universitetit Publik “Kadri Zeka” (UKZ) në Gjilan, njëherësh anëtar i Parlamentit Evropian do të qëndrojë në UKZ.
Ai për studentët e UKZ-së do të mbajë ligjëratë me temën “Kosova dhe Bashkimi Evropian – Sfidat dhe e ardhmja”.
Ligjërata do të mbahet të hënën, më 15 maj 2023, ora 18:30, në amfiteatrin B02 në UKZ. /2LONLINE/