DYLON

Alban Hyseni: Komuna e Gjilanit, komuna e parë e cila i bashkohet programit “Arti në Shkolla”

Alban Hyseni: Komuna e Gjilanit, komuna e parë e cila i bashkohet programit “Arti në Shkolla”
Avatar photo Redaksia

“Edukimi përmes artit është forma më e mirë për të mbajtur të rinjtë të angazhuar në aktivitete të vlefshme për të ardhmen, e njëkohësisht kreative. Programi ‘Arti në Shkolla’ synon edukimin kulturor të të rinjve në shkollimin parauniversitar”, ka bërë me dije, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai ëshët shprehur se përmes këtij programi, të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të ndërveprojnë në nivel praktik me artin dhe trashëgiminë kulturore në mënyrë sistematike, duke kontribuuar kështu gjerësisht në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme shoqërore ndaj të bukurës dhe historisë, krijimin e audiencave të reja dhe mendimit kritik artistik, pasurimin e fondit të aktiviteteve kulturore dhe stimulimin e zhvillimit të industrisë kreative në vendin tonë.

EkoHigjiena

“Komuna e Gjilanit është komuna e parë e cila mirëpret nismën e Ministrisë së Kulturës dhe atë të Arsimit për lansimin e këtij programi nga i cili do të përfitojnë brezat e rinj”, ka thënë kryetar i Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.