DYLON

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC), në Ushtrinë e ShBA-ve

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC), në Ushtrinë e ShBA-ve
Avatar photo Redaksia

Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Majorët Liridon Poroshtica, Vjose Maloku- Ramadani, Fatbardha Osaj-Fazliu dhe Vedat Shaqiri, pas studimeve intensive një vjeçare, diplomuan me sukses të lartë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC), në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Është hera e parë që nga Kosova morën pjesë dy oficere të cilat gjithashtu ishin edhe oficeret e para ndërkombëtare pjesëmarrëse në këtë shkollim.

EkoHigjiena

Ky kurs ka për qëllim të përgatitë oficerë kompetent dhe fleksibil, të gatshëm për të udhëhequr kurdo që u kërkohet dhe është i dedikuar për oficerët e gradës Major, të cilët shërbejnë në detyra drejtuese dhe oficerë të shtabeve e komandave. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.