Kimetja kish goditur sot me një shkrim për aktualitetin politikë, për luftën (eventuale) pas lirisë, qysh di dhe ka guxim ajo, si rrallëkush!
Nga: Shefik Surdulli
Por, në kontekstin e mëposhtëm, unë po e parafrazoj disidentin – tribunin shqiptar, Hysen Tërpeza, i cili, me një rast pas luftës, në Gjilan, na pat lënë amanet: “tucin (frikacakun) as polak (rojtar të fushës) mos e boni, bacoo…!”.
Disa “analista” (ciu-ciu…!) dhe politikanë me kollare t’trasha, të “brengosur” tej mase për fatin e Kosovës (qe po copëtohet!?), e që po shkumojnë prej goje duke vrarë e duke prerë për “tradhti”, sot me ua lënë në dorë për të vendosur për ketë punë, be po t’bëj që sabahi s’i çel; ose luajnë mend’sh, ose e mbysin veten, ose, në variantin më të lehtë për ta, e lëshojnë Kosovën (disa edhe në Serbi shkojnë) qysh kanë ikur (kane sabotuar) në kohën kur Kosova digjej dhe kishte nevojë më shumë se kurrë, për secilin prej nesh!
Fundja, atyre ua kemi parë marifetin jo veç gjatë luftës, po edhe në paqe. Nuk janë në gjendje me ta pritë macen prej përsheshit.
Kjo nuk do të thotë që me Kosovën mund të bëhen pazare aq lehtë.
Megjithatë, Kosova sot ka një rend tjetër, ka institucionet e saja shtetërore, demokratike – vendimmarrëse, ka mekanizmat e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Parasegjithash, Kosova i ka në krye të shtetit udhëheqësit e dëshmuar e të sprovuar për sakrificë. Kosova ka miq dhe aleatë që nuk e lënë vet as në rrafshin politikë – diplomatik.