Xhudistja Loriana Kuka me suksesin e saj ka bërë që Kosova tani t’i ketë tri medalje në botërorin e xhudos që po bahet në Tokio të Japonisë.
Kuka ka fituar medaljen e bronztë. Ajo shënoi katër fitore, ndërsa në luftën për të bronztën mundi sllovenen Klara Apotekar me Ippon.
Është kjo medalja e tretë e bronztë e Kosovës në botërorin e Tokios, pas atyre të fituara nga Distria Krasniqi e Majlinda Kelmendi.