Përfaqësuesja e Kosovës në krye me trajnerin zviceran, Bernard Challandes, është nisur sot drejt Katarit, ku do të marrë pjesë në një turne kontrollues.
Në paraditën e sotme, nga Prishtina, djelmoshat e Kosovës janë nisur drejt Katarit, ku do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore.
Në Katar, “Dardanët” do të përballen me Suedinë, në një ndeshje ku Challandes do të luajë me shumicën e lojtarëve nga Superliga e Kosovës, kampionat nga i cili janë ftuar 14 futbollistë.
Por, në listën e të ftuarve ka edhe emra si Flamur Kastrati, Zymer Bytyqi, Herolind Shala, Ylldren Ibrahimaj dhe Fidan Aliti që luajnë në Skandinavi.