KF Llapi ka zyrtarizuar transferimin e ish-portierit te Sampdorias, Giacomo Nava, i cili po konsiderohet si njëri ndër përforcimet më të bujshme të afatit kalimtar të janarit, shkruan 2LONLINE.com.
22 vjeçari ka firmosur kontratë që e mban më klubin nga Podujeva deri në verën e vitit 2021. Giacomo Nava ka nënshkruar dhe më pas është prezantuar në ambientet e stadiumit.
Kryetari i klubit të Llapit, Beqir Batatina ka thënë se Giacomo Nava do të paguhet afro 3.500 euro në muaj.
Ai ka vendosur të marrë numrin “1” për fanellën e tij. Në karrierën e tij të pasur, numëron 113 paraqitje, prej tyre ka 43 ndeshje pa gol të pranuar.
Ky eshte postimi i plote i KF Llapit:
ZYRTARE: Giacomo Nava, nënshkruan kontratën dhe prezantohet tek Llapi
22 vjeçari me gjatësi senzacionale 1.94 m do jetë gardian i Llapit me kontratë 1 vjeçare e gjysmë!
Podujevë, 7 janar 2020 – Ka arritur përforcimi më i madh i klubit në këtë afat kalimtar, Giacomo Nava i cili me cilësitë që posedon pritet të jetë siguria e madhe e Llapit. Nava para pak çastesh ka firmosur kontratën që e mban në klub deri në verën e vitit 2021.
Giacamo Nava, 22 vjeç, i lindur më 27.01.1997 në Lavagna të Italisë. Portier italian, reprezentues i Italisë në grupmoshat e reja. Spikasin paraqitjet e tij të shumta duke filluar nga gjenerata U19 e klubit të madh italian Sampdoria. Ka mbrojtur edhe për Lentigione dhe Lecco, kurse në edicionin e fundit ishte pjesë e klubit italian, Rimini. Në karrierën e tij të pasur, numëron 113 paraqitje, prej tyre ka 43 ndeshje pa gol të pranuar.
Giacomo Nava tashmë i lumtur me projektin e klubit të Llapit, me shumë seriozitet do nis aventurën në mbrojtje të denjësishme të ngjyrave bardhekaltër të KF LLAPIT.