DYLON

Broja: Ne gjithmonë do të besojmë, në çdo ndeshje luajmë për fitore

Broja: Ne gjithmonë do të besojmë, në çdo ndeshje luajmë për fitore
Avatar photo Redaksia

Para ndeshjes FC Drita  – KF Llapi, futbollisti i Dritës, Rron Broja shprehet optimist. AI theksoi se gjatë javës kanë punuar shumë për t’u kthyer te fitorja.

“Gjatë gjithë javës jemi mundur të punojmë dhe t’i përmirësojmë gabimet nga ndeshja e kaluar. Besoj që ndeshja e nesërme na jep mundësi të përmirësojmë gabimet dhe me shumë angazhim të kthehemi te fitorja”, ka thënë Broja.

EkoHigjiena

Ai shtoi se e vlerësojnë skuadrën kundërshtare dhe beson se nesër do të jetë një lojë më e hapur, por se ai me bashkëlojtarët e tij, do të mundohen ta dominojnë ndeshjen dhe ta marrin fitoren.

“Ne gjithmonë do të besojmë dhe do të fokusohemi te ndeshja e ardhshme dhe të vazhdojmë kampionatin me një qetësi më të madhe. Shpresoj që prej nesër t’u kthehemi fitoreve dhe besoj që me eksperincën që ka ekipi të kthehemi te rezultatet dhe të vazhdojmë synimet tona”, ka theksuar Broja. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.