Batatina: VAR-i na i humbi 2 pikë

Batatina: VAR-i na i humbi 2 pikë

Ndeshja e javës së dytë e Superligës së Kosovës në futboll, Drita-Llapi u mbyll pa fitues e trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina deklaroi pas ndeshjes:

“Ishte një derbi ku të dyja skuadrat treguan se kanë lojtarë cilësor brenda vetes. E kemi ditur se do të jetë një derbi i vërtetë dhe kemi ardhur për t’i arkëtuar tri pikë të plotA, nuk kemi ardhur për një pikë, por mendojë që  sot kishim probleme se ndoshta ishin djem të rinj në arbitrim, nuk dua t’i gjykojë, por vendimet  i merrnin me hamendje. Në derbi të tilla duhet të jenë arbitra më cilësor. Ne duhet t’i mbështesim arbritrat e rinj, por në këso derbi duhen të jenë arbitra me përvojë sepse mund të penalizohet njëra apo skuadra tjetër  dhe dy pikë të humbura mund të ta humbin titullin e kampionit.  Sidoqoftë, unë i përgëzojë lojtarët për angazhimin, për lojën  në të cilën treguam se jemi skuadër solide që luftojmë për kreun e tabelës. E dominuam Dritën në çdo aspekt dhe është dashtë t’i shënojmë së paku dy gola, por sido që të jetë, ky është futbolli. U anulua një gol  që mendojë se nuk ka logjikë  që në një kundërsulm kur gaboi kundërshtari, lojtari im e rrëmbeu topin, pastaj bëhet gol, por që anulohet. VAR- i është një gjë e mirë, por në këso derbi arbritrat duhet të jenë më cilësor. Arbitrat më shumë duhet të lexojnë për VAR-in , kur shikohet në cilat raste diskutabile, rasti i golit nuk ka pas asgjë të bëjë me VAR, që neve na humbi dy pikë …”,  /2LONLINE.com/

KOMENTE