Ish-futbollisti i Lirisë, Blendi Memaj, do të jetë futbollist i Llapit në sezonin e ardhshëm. Mesfushori ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Blendi Memaj, 24 vjeç, i lindur më 02.01.1995 është mesfushor-sulmues dhe mund të luajë edhe si mesfushor qendror.
Së fundmi ai ishte pjesë e Lirisë, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Besiktas U21 dhe Rabotnickin.