Llapi ka triumfuar ndaj Gjilanit, të cilin e mposhti në shtëpi me rezultat minimal 0:1.
Gjilani para tifozëve të tij u tregua këmbëngulës, duke shfaqur lojë të vendosur dhe duke kërkuar gola. Një gol në pjesën e parë iu mohua nga gjyqtari kryesor i takimit Genc Nuza, kurse asnjë gol tjetër nuk u shënua nga kuq e bardhët në pjesën e dytë.
E në pjesën e dytë, teksa loja po shkonte drejt fundit, në minutën e 80’ Elvis Prençi u kujdes të ndryshonte shifrat. Ai realizoi nga afërsia me kokë për epërsin e Llapit, njëherit rezultatin përfundimtar.
Me këtë fitore Llapi vazhdon të ndjekë ëndrrën e kampionit, pasi sot doli në vendin e dytë me 44 pikë, ndërsa Gjilani mbetet prapa rivalit lokal Dritës në vendin e 5 me 29 pikë.