DYLON

Aliu: Shumë punë të realizuara, e sfidat e identifikuar objektiv i punës në vazhdim

Aliu: Shumë punë të realizuara, e sfidat e identifikuar objektiv i punës në vazhdim
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Gjilanit, të martën ka shqyrtuar raportin e punës për vitin 2018 të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, për të cilin raport LDK ka vlerësim pozitiv.

Avdyl Aliu, shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ka thenë ndër tjerash se është vlerësimi i këshilltarëve të LDK-së se viti i parë i këtij mandati iku mjaftë shpejtë, por në këmbim të kësaj kohe të ikur na kanë mbetë për kujtim shumë punë të realizuara. Raporti në fund në mënyrë të qartë i paraqet edhe sfidat e identifikuar gjatë kësaj periudhe, gjithashtu edhe zotimin së ato sfida do të jenë në objektiv të punës në vazhdim.

Ja fjala e tij e plotë e tëhnë n séance.

EkoHigjiena

Raporti i punës së Kryetarit të Komunës për periudhën janar-dhjetor 2018

Grupi i Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit me kujdes të veçantë e ka trajtuar

Raportin Vjetor të Punës së Zyrës së Kryetarit për vitin 2018

Përmes këtij raporti, ne këshilltarët komunal e shohim njëkohësisht edhe qëllimin e mirë të përpiluesve të raportit që vazhdimisht të na mbajë të informuar neve të zgjedhurve të popullit dhe njëkohësisht edhe të paraqes punën e Qeverise Komunale për periudhën janar-dhjetor 2018.

Shihet se kemi të bëjmë me një raport të përgatitur mirë, i cili paraqet një përmbledhje të zhvillimeve kryesore për periudhën janar-dhjetor 2018.

Sipas parimit të vazhdimësisë, tash e pesë vite me radhë, është instaluar një komunikim i shkëlqyeshëm i ekzekutivit me legjislativin, e gjithë kjo në favor të zgjidhjes së kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të komunës.

Vazhdohet me nivelin e lartë të interesimit dhe angazhimit për me mbajtë drejtimin e duhur në përmbushjen e kërkesave të qytetarëve të Komunës së Gjilanit, e gjithë kjo duke u bazuar në kompetencat e plota ligjore.

Gjithashtu, vazhdohet edhe më tutje me disciplinën buxhetore nëpër të gjithë resorët.

Duke u bazuar në raportet e drejtorive, vërehet se aktivitetet gjatë vitit 2018 kanë shënuar rritje në krahasim me periudhat e njëjta të viteve paraprake, janë “kurdisë” shumë projekte për vitet e ardhshme dhe që pritet të “shpërthejnë” në gjysmën e parë të vitit 2019 dhe disa prej tyre do të vazhdojnë edhe në vitet tjera (mega-projektet). Pra, jemi dëshmitarë të një përkushtimi, më të madhin deri më tani në të gjitha fushat.

Është vlerësimi i këshilltarëve të LDK-së se viti i parë i këtij mandati iku mjaftë shpejtë, por në këmbim të kësaj kohe të ikur na kanë mbetë për kujtim shumë punë të realizuara.

Raporti në fund në mënyrë të qartë i paraqet edhe sfidat e identifikuar gjatë kësaj periudhe, gjithashtu edhe zotimin së ato sfida do të jenë në objektiv të punës në vazhdim.

Ndër sfidat kryesore vlenë të theksohet mungesa e disa kuadrove në disa resorë si pasojë e suspendimit të tyre nga ana e kryetarit Haziri me rastin e ngritjes së aktakuzës për vepër penale të krimit të organizuar (ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe të tjerët).

Vlerësimet e grupeve politike të përfaqsuara në Kuvendin e Komunës duket qartë se dallojnë aty-këtu, të gjithë kuvendarët e kan syrin e vet se si e shohin dhe pastaj si e vlerësojnë këtë raport.

Por, mos të harrojmë se vlerësimin më të mirë e ka bërë qytetari i Komunës së Gjilanit , duke e mveshur me besim kryetarin Lutfi Haziri në tre mandate (dy radhazi).

Ne, GK të LDK-së e vlerësojmë qëllimin e mirë të kryetarit të komunës për të raportuar drejtë dhe me kohë, gjithashtu inkurajojmë që të vazhdohet më tutje në nivelin tjetër .

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.