DYLON

Kosova po bëhet me Federatë të Ragbit

Kosova po bëhet me Federatë të Ragbit
Avatar photo Elife Sherifi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim në kabinetin e tij Ambasadorin e Anglisë në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Gjatë këtij takimi, mes ministrit Gashi dhe ambasadorit O’Connell u bisedua gjatë rreth bashkëpunimit të deritashëm por edhe gatishmërisë për të vazhduar këtë bashkëpunim dhe për të zhvilluar projekte konkrete. Veçanërisht u diskutua për hapjen e Federatës së Ragbit në Kosovë.

“Ne jemi të gatshëm që të vazhdojmë të punojmë bashkërisht në realizimin e projekteve të përbashkëta sepse vetëm kështu mund të arrijmë të kemi suksese dhe të plotësojmë nevojat e të rinjve tanë e pse jo të shkëmbejmë edhe përvojat tona dhe profesionistë të ndryshëm. Po ashtu ne jemi të gatshëm për të jetësuar idenë e formimit të Federatës së Ragbit në Kosovë dhe do të angazhohemi maksimalisht në këtë drejtim e të japim kontributin tonë për zhvillimin e këtij sporti me pak traditë në vendin tonë”, u shpreh ministri Gashi.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, amabasadori O’Connell, falënderoi ministrin Gashi për pritjen e tij dhe për gatishmërinë e tij në lidhje me krijimin e Federatës së Ragbit në Kosovë. Ambasadori britanik u shpreh se është i kënaqur për këtë angazhim të ministrit dhe të MKRS-së që t’u jepet hapësirë sporteve të reja në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.