Policia kriminale e Vrajës ka ngritur padi kundër Ljubisha M (52) nga Bujanoci, menaxher i një banke të huaj, për shkak të dyshimit se klientëve të tij nga llogaria i ka nxjerrë 18 milionë dinarë 150.000 euro, thuhet ën njoftimin e policisë.
Sipas këtij njoftimi, Ljubisha M plot 6 vite ka nxjerrë të holla nga llogaritë e klientave dhe këtë askush nuk e kishte vërejtur as klientët po as banka ku ka punuar.
Ai dyshohet se në periudhën prej nëntorit 2009 deri në mars 2016 ka keqpërdorë pozitën e tij duke keqpërdorë kursimet e klientëve të tij që kishin depozituar të holla. Me hulumtime është konstatuar se ai na llogaritë e devizore ka nxjerrë 150.000 euro gjegjësisht më shumë se 18 milionë dinarë.
Ai klientët e tij i ka mashtruar duke i thënë se të hollat i kanë edhe më tej në llogari, ndërsa ka falsifikuar dokumentet kur klientët kanë ardhur të nxjerrin të holla.