Pasi u tregua në pjesën e parë të sezonit si blerje e qëlluar te Liverpooli, futbollisti kosovar Xherdan Shaqiri gjatë këtij viti ka humbur tërësisht besimin e trajnerit Klopp.
Shumë arsye janë përmendur e lakuar si të mundshme për këtë situatë te Liverpoolit. Por, sipas LiverpoolEcho, gazetë e besueshme e skuadrës angleze, Klopp ka qenë mjaft i zhgënjyer në aktivizimet e ndeshjeve të fundit të Shaqirit.
Trajneri gjerman e ka futur Shaqën në lojë si zëvëndësues në disa ndeshje, por që në të gjitha ai është zhgënjyer nga performanca e kosovarit.
Në 114 minuta të luajtura të Shaqirit si zëvëndësues në ndeshjet e fundit, Shaqiri nuk ka shënuar asnjëherë, nuk ka asistuar asnjëherë dhe nuk e ka bërë asnjë driblim të vetëm.
Klopp e ka analizuar këtë situatë dhe sipas tij është rrezik aktivizimi i kosovaro-zvicëranit në lojë në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.