Lëvizja Qytetare “Vatra”, ka gati listën e kandidatëve që do të garojnë për Asamblenë Komunale në Gjilan, e cila listë është dërguar më 22 gusht në KQZ. Listës zgjedhore i prinë kryetari i Lëvizjes Qytetare “Vatra” Kushtrim Kadriu.
“Lista e “Vatrës” është një listë gjithëpërfshirëse e përbërë nga profile të ndryshme, e mbi të gjitha është e përbërë nga kuadro të cilat nuk kanë qenë aktiv në politikën komunale të Gjilanit”, ka thënë Kadriu.
Sipas tij, gjithashtu të rinjtë e përbëjnë mbi 60% të listës zgjedhore të Lëvizjes Qytetare “Vatra”, që është e përbërë nga të rinjtë dhe të rejat nga mosha 20 deri 28 vjeç.
“ Lëvizja Vatra nuk do të garoj me kandidat për kryetar komune të Gjilanit”, ka bërë të ditur Kadriu.