Lista me emrat e kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen provimit pranues – Afati plotësues në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve baçelor, për vitin akademik 2024/2025
19 Shtator, 2024
Njoftohen aplikantët për pranimin si student të rinj në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve baçelor, për vitin akademik 2024/2025 se provimi pranues në afatin plotësues do të mbahet më datë 20.09.2024, sipas orarit si në vijim:
Fakulteti i Edukimit – bachelor më datë 20.09.2024 në ora 9:00
Fakulteti i Juridik – baçelor më datë 20.09.2024 në ora 13:00
Fakulteti Ekonomik – baçelor më datë 20.09.2024 në ora 11:00
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike – baçelor më datë 20.09.2024 në ora 13:00
Fakulteti i Shkencave Sociale – baçelor më datë 20.09.2024 në ora 09:00
Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet të posedojnë konfirmimin e aplikimit dhe letërnjoftimin, pa të cilat nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.
Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë!
Me poshtë gjeni listat e kandidatëve për secilin program të studimeve në Fakultetin përkatës në Universitetin Publik “Kadri Zeka” Gjilan.