Kampioni në fuqi Drita do ta ketë një sfidë jo të lehtë sot në Gjilan. Ata do ta presin Lirinë e Prizrenit, me të cilët është ndeshur dy herë gjatë këtij kampionati.
Në dy takimet e këtij viti ne Ipko Superligen e Kosoves, Liria kishte triumfuar përballë Dritës (3:2 dhe 0:1), ndërsa sot synon ta bëjë këtë për herë të tretë.
Përderisa, ata gjenden në pozitën e dhjetë dhe rrezikojnë mbijetesën, Liria duket se do të udhëtojë në Gjilan për tri pikë të plota.
Në anën tjetër, Drita është stabile në pozitën e katërt dhe ndeshja në shtëpi i ofron komoditet, marrë parasysh se ndeshet para tifozëve vendas.
Ndeshja fillon nga ora 14:00, në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.