Kapiteni i Dritës, Ardian Limani nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së madhe në Poloni, që Drita do ta zhvillojë nesër ndaj Legia Warsaw. Megjithatë, mbrojtësi Limani u paraqit në konferencën për shtyp para ndeshjes bashkë me trajnerin Nuhiu, gjersa foli për kundërshtarin.
Limani tha se kanë një ekip të shkëlqyeshëm, por Drita nuk frikësohet dhe se është e gatshme për këtë ballafaqim.
“Ne i shikonim ndeshjet e Legia shumë herë, madje edhe para se ta dinim se do të luanim me ta. Ata janë një ekip i shkëlqyeshëm me tifozë të mahnitshëm. Më vjen keq që ata nuk do të jenë në stadium, por ndoshta kjo do ta bëjë më të lehtë për ne”, tha fillimisht Limani në konferencë për media.
Limani foli për ndeshjen që do të zhvillohet pa tifozë, ndërsa i përmendi edhe “Intelektualët”.
“Jemi mësuar me tifozë, fansat tanë në Kosovë janë gjithashtu shumë të zëshëm. Nuk ka dyshim se duhet të jemi më defansiv. Legia ka krahë shumë të rrezikshëm, ata luajnë futboll ekipor dhe unë do ta konsideroja Thomas Pekhart kërcënimin më të madh. Ndeshja me Legia do të jetë një provë për ne, por unë nuk ndiej frikë. Është emocionuese – mezi po pres këtë lojë”, përfundoi ai.
Kampioni i Kosovës do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, kjo pasi do të përballet me Legia Ëarsaë në Poloni, takim që zhvillohet nesër mbrëma, e enjte nga ora 20:30.