Drita mbyll stërvitjen e fundit, mungon mbrojtësi kryesor!

Drita mbyll stërvitjen e fundit, mungon mbrojtësi kryesor!

Kampioni i Kosovës do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, ndaj  Legia Warsaw në Poloni, takim që zhvillohet nesër mbrëma, e enjte nga ora 20:30.

Sonte, Drita ka zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin e Legias në Varshavë, gjersa klubi ka njoftuar se do të mungoj kapiteni, Ardian Limani, shkruan 2LONLINE.com.

“Kapiteni Ardian Limani nuk arriti ta kaloj lendimin dhe do te mungoje neser, ndersa lojtaret tjere te gjithe jane te gatshem per ndeshje. FORCA DRITA”, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka folur para ndeshjes ndaj Legia Varshavës, në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

“Ne shpejt e harruam diskualifikimin nga kualifikimet për në Ligën e Kampionëve. Ne tashmë kemi luajtur një ndeshje me Sileksin, në të cilën u treguam shumë mirë, kështu që diskualifikimi nuk pati ndikim negativ tek ne”, ka thënë fillimisht Nuhiu.

FOTO nga konferenca

Nuhiu tutje shtoi se nuk i frikësohen Legias edhe pse kanë skuadër të fortë.

“Ne jemi të vetëdijshëm se me kë po luajmë, por nuk do të trembemi. Ne do të luajmë ndeshjen tonë dhe do të shohim sa a do të jetë e mjaftueshme”.

Në fund, Nuhiu u pyet se cilin lojtarë do ta merrja nga Legia te Drita, ai tha se brazilianin Luquinhas dhe talenti Michal Karboënik janë më të spikaturit sipas tij.

“Nëse mund të marr një lojtar nga Legia, do të ishte Luquinhas, gjithashtu keni një lojtarë shumë të talentuar si Karboënik. I gjithë ekipi është me cilësi të lartë, por unë do t’i vlerësoja këto dy si më të spikaturit”, ka thënë Nuhiu.

Varshavë, Poloni – shtator, 2020

 

KOMENTE