Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Rexhepi me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.
“Me pikëllim të madh mora lajmin e ndarjes së hershme nga jeta të mikut tim, ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Dr. Bajram Rexhepi”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në Facebook.
Të dashur miq,
Me pikëllim të madh mora lajmin e ndarjes së hershme nga jeta të mikut tim, ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Dr. Bajram Rexhepi.
Ndarja e parakohshme nga jeta e doktorit, është një humbje e madhe dhe pakompensueshme për familjen, miqtë, bashkëpuntorët dhe të afërmit e tij.
Në emrin tim dhe të NISMA për Kosovën, shpreh ngushëllimet më të thella familjes së doktorit të ndjerë, Bajram Rexhepi.
U prehsh në paqe, doktor!
FL