“Sot nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me shumicë votash, jam zgjedhur Anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës! I falënderoj përzemërsisht deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për besimin e dhënë, që të jem Anëtar i KGJK-së me mandat deri në vitin 2028”, ka thënë Ahmet Imami.
“Me emër të Zotit, do të mundohem të ushtroj mandatin tim në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e respektuar në tërësi kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Ahmet Imami nga viti 2015 është pjesë e stafit akademik në Fakultetin Juridik të Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”. /2LONLINE/