Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan në bashkëpunim me Shoqatën e Bletarëve të Gjilanit ka organizuar ligjërata profesionale nga lëmia e bletarisë.
Në këtë ligjërate morën pjesë rreth 130 bletarë nga Gjilani, Kamenica, Vitia, Ferizai, Prishtina, Peja, Deqani etj.
Gjithashtu ishin prezent: drejtori i Drejtorisë për Bujqësi e Pylltari në Gjilan z. Bajram Isufi, drejtori i Laboratorit për analiza në Prishtinë Beqë Hulaj, zyrtarë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari etj.
Ligjeruan: Dr. Selim Dedej profesor nga Shqipëria dhe Dr. Kef Delaplane nga Gjorgjia – SHBA.
Ndër temat që u shtjelluan ishin:
– Ndikimi i bletëve në polenizimin e bimëve në përgjithësi e të boronicës në veçanti
– Inseminimi artificial i bletëve, përparësitë dhe të metat
– Seleksionimi natyral i MËMAVE
– Të dhëna dhe studime në lidhje me askosferozën
– Luftimi i varratozës etj. /2LONLINE/